Lajme
Hiqet ora policore në Kosovë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që ta heq orën policore në zonat e kuqe.
Kjo pas një mbledhje online që kanë mbajtur gjatë ditës së sotme.
Burimet e Klan Kosovës brenda ekzekutivit bëjnë me dije se janë miratuar të gjitha masat e propozuara.
Në mesin e masave përfshihet edhe lejimi i punës për operatorët ekonomikë deri në orën 22:00.
Po ashtu parashihet që studentët të nisin mësimin me pjesëmarrje fizike në ligjerata sipas skenarit A të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas pak do të publikohet edhe vendimi i plotë i Qeverisë së Kosovës.