Lajme

Makinat e konfiskuara nga shteti do të largohen nga fshati Leran

Ka filluar lirimi i hapësirave publike në fshatin Leran

Me kërkesë të komunës së Preshevës, drejtuar stacionit të policisë në Preshevë dhe stacionit policor në Vranjë, ka filluar largimi i automjeteve të cilat ishin parkuar në fshatin Leran.

Automjetet e parkuara në hapësirën e ish shkollës së vjetër, në afërsi të parkut të fshatit, kryesisht kanë qenë të konfiskuara nga policia doganore, të cilat kanë qëndruar më shumë se një decenie. Automjetet kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme publike, e në këtë mënyrë i kanë penguar banorët e Bashkësisë Lokale Leran.

Tani e tutje kjo hapësirë do të jetë në dispozicion të banorëve të fshatit Leran dhe do të shfrytëzohet për çështje me interes publik.

Related Articles

Back to top button