Lajme
Vdes duke votuar
Në momentin që ka marrë fletëvotimin në dorë është alivanosur pa ndjenja dhe ka rënë në tokë.
Pas 15 minutash me të ardhur ekipi mjekësor, u konstatua se personi ka vdekur.
Kështu ka ndodhur në një qendër votimi në qytetin e Kaçanikut.
Më vonë, menaxheri i qendrës ka konstatuar se personi që ka ndërruar jetë ishte një 81 vjeçar me prejardhje nga Kaçaniku, por që jeton në Shkup.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditur ende.