Lajme
Bashkshortja e Agim Ramadanit për Albinin dhe Vjosën, Janë shpresa e Kosovës drejt prosperitetit
Bashkshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka komentuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin. Dyshen që i fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramadani i ka cilësuar si “shpresa e Kosovës“.
Gruaja e heroit që udhëheqi operacionin e thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar, u ka uruar Kurtit e Osmanit sukses në qeverisje.
“Albini e Vjosa, shpresa e Kosovës drejt prosperitetit, guximit, drejtësisë! Urime Kosovë, ju priftë e mbara e suksesi!“, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.