Lajme
Tri ditët e ardhshme Norça dhe Tërnava do të mbeten pa energji elektrike
Tri ditët e ardhshme Norça dhe Tërnava do të mbeten pa energji elektrike
Përmes një njoftimi për media, EPS-i ka njoftuar se tri ditët e ardhshme pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Norçë e Tërnavë.
Për shkak të punimeve në rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të lartë, ditën e hënë, martë dhe mërkurë më 21-23 Shkurt 2021, pa rrymë do të mbeten fshatrat Norçë e Tërrnavë, në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet me qëllim të ndërrimit të telave të linjave të tensionit të lartë.