Lajme
PVD do të garojë në zgjedhje me numrin 4
Sonte, Komisionin Komunal Zgjedhor i Preshevës ka certifikuar listën e Partisë për Veprim Demokratik, për zgjedhjet e parakohshme lokale të 28 marsit.
Lista zgjedhore “Partia për Veprim Demokratik – Ardita Sinani” do ta ketë numrin 4.
Ky numër reflekton listën e mbështetjes së qytetarëve të komunës së Preshevës, si dhe përfaqëson pothuajse çdo fushë profesionale dhe strukturë shoqërore.
Numri 4 është garanca për një realitet të ri në Preshevë, për një komunë më të zhvilluar, për një kryetare më të mirë.
Na priftë e mbara!