Që nga sot, pagesa në autostradë është më e shtrenjtë, ja lista e çmimeve të reja
Që nga sot çmimet e reja në autostradat në Serbi janë të vlefshme.
Kompania “Putevi Srbije” më 26 janar të këtij viti, mori një vendim per rritjen e cmimit te pike pagesave neper autostrade, percjell Presheva.AL
Sic njoftohet ne faqen zyrtare të kesaj kompanie, ndryshimet e cmimeve janë sikur mëposhtë:
1) Beograd-Preshevë-Dimitrovgrad:
Për realacionin Beograd-Preshevë, paguhet 750 (kategoria IA e automjeteve), 1,490 (kategoria I e automjeteve), 2,230 (kategoria II e automjeteve), 4,460 (kategoria III e automjeteve) dhe 8,910 dinarë (kategoria IV e automjeteve);
Për realacionin Beograd-Dimitrovgrad, çmimet janë: 660 (kategoria IA e automjeteve), 1,310 (kategoria I e automjeteve), 1,960 (kategoria II e automjeteve), 3,930 (kategoria III e automjeteve) dhe 7,860 (kategoria IV e automjeteve) ;
Për realacionin Preshevë-Dimitrovgrad, çmimi është 520 dinarë (kategori automjeti IA), 1,040 (kategori automjeti I), 1,560 (automjet kategori II), 3,100 (automjet kategori III) dhe 6,220 dinarë (automjet kategoria IV).
2) Beograd-Shid
Në varësi të kategorisë, shumat në dinarë janë: 210 (automjet kategori IA), 420 (automjet kategori I), 650 (automjet kategori II), 1,290 (automjet kategori III) dhe 2,580 (automjet kategori IV).
3) Beograd-Suboticë
Çmimet e reja në këtë relacion janë: 320 (kategoria IA e automjeteve), 640 (kategoria I e automjeteve), 960 (kategoria II e automjeteve), 1,900 (kategoria III e automjeteve) dhe 3,810 dinarë (kategoria IV e automjeteve).
4) Beograd-Çaçak
Tani e tutje për këtë relacion duhet të ndani këto shuma të parave: 220 (kategoria IA e automjeteve), 430 (kategoria I e automjeteve), 640 (kategoria II e automjeteve), 1,270 (kategoria III e automjeteve) dhe 2,560 dinarë (kategoria IV e automjeteve) ) për këtë pagesë.