Lajme

Për vikend restorantet dhe kafenetë do të punojnë deri në ora 14:00

Nënkryetari i Komunës se Beogradit Goran Vesiq tha sot pas mbledhjes së Shtabit të Krizave se pjesa mjekësore e shtabit ishte që të mbyllen të gjithë objektet hotelierike gjatë fundjavës dhe për pesë ditët e ardhshme, ndërsa kishte nje propozim nga kryeministrja si zgjidhje kompromisi.

“Propozimi ishte që orari i punës të bëhet deri në orën 14 per fundjave për restorantet, kafenet dhe të gjitha aktiviteteve të tjera të shërbimit. Nga e hëna, gjithçka kthehet në masen e vjetër, orari i punes kthehet deri ne oren 20. Gjithashtu, pas orës 14 do të jetë e mundur të punohet vetëm në dyqane ushqimore, barnatore, pompa “, tha ai, raporton Beoinfo.

Ai shtoi se parashikohet që në male, objektet hotelierike të mos funksionojnë fare në ambiente të mbyllura dhe se orari i punës në ajër të hapur do të jetë deri në orën 14 pasdite.

Related Articles

Back to top button