Lajme

Mjekët në shtabin e krizave nuk heqin dorë, kërkojnë orën policore për të paktën shtatë ditë

Anëtari i Shtabit të Krizave Predrag Kon tha për TV Prva se pjesa mjekësore e shtabit nuk do të heqë dorë dhe do të kërkojë oren policore për të paktën shtatë ditë. “Sistemi nuk do të perballoje.”

“Në Beograd, unë mund të them se situata është katastrofike dhe se ne jemi duke ardhur në pikën që të mos ketë vend në spital,” tha ai, duke shtuar se numri i shtretereve te lire në spital është afër fundit.

Sipas tij, është një problem i madh kthimi i spitalit në spitalin covid sepse nuk ka kush të trajtojë sëmundjet e tjera. Gjithashtu me kete numer kaq te madh të infektuarve edhe procesi i vaksinimit rrezikohet.

I pyetur se pse nuk u vendos gjendje e jashtëzakonshme menjëherë por u shty shumë herë, Kon tha se mjekët brenda Shtabit të Krizave kërkuan masa më rigoroze qe në muajin nëntor, por atyre u është thën se nuk mund të mirren masa tjera pa vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, ai gjithashtu kujtoi se masat u shtrënguan dhe disa fundjava u mbyllën, dhe kjo siç thotë ai, dha rezultate.

“Ne jemi duke kërkuar masa të tilla gjatë gjithë kohës, dhe pastaj filloi kerkesa e gjendjes së jashtëzakonshme. Është interesante se si ne të gjithë shtangemi kur fillojmë të flasim për gjendjen e jashtëzakonshme. Të gjithë e mbajnë mend vetëm atë se ndalohej levizja për të moshuarit. Ne nuk mendojmë për ore policore, por qe kjo do të vendoset më vonë,” tha Dr. Kon.

“Tani për tani, ne jemi larg vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme sepse është një procedurë. Duhet të punojmë në mënyrë aktive edhe pse ne jemi vonuar për dy javë.” theksoi Dr. Kon.

Sipas tij, keto masa te vendosura do te japin efekte vetem pas 10 diteve.

“Nuk ka imunitet të mjaftueshëm kolektiv,” tha dhe kur u pyet se pse po ndodh infektimi sepse Serbia eshte me e mira ne rajon dhe ndër të parët në botë për sa i përket numrit të vaksinuarve. Kon thotë se kjo nuk ndodh vetëm ne Serbi – e njëjta situate ndodh edhe në Izrael.

I pyetur se çfarë do të kërkojnë mjekët e Shtabit të Krizave në mbledhjen e ardhshme, Kon thotë se ata nuk do të heqin dorë nga atë që kërkuan ditë më parë – minimumi mbylljen për shtatë ditët e ardhshme.

“Punonjësit mjekësorë nuk mund ta përballojnë më atë presion dhe nëse asgjë nuk është bërë, sistemi nuk do të rezistojë më. Normalisht, ora policore do ta permiresonte situaten më shpejt, por ne e dimë që nuk do të ndodhë,” tha Dr. Kon, duke shtuar se alternativa është mbyllja e gjitha sherbimeve ku grumbullohen njerëzit.

Related Articles

Back to top button