Lajme

Pse mbeti Presheva pa radiolog?

Fushata per zgjedhjet e parakoheshme ne Presheve ka filluar nga 1 marsi. Partite qe po garojne per zgjedhjet e 28 marsit kane shpalosur dhe zotimet e tyre per mandatin 4 vjeçar.

Njeri nga premtimet parazgjedhore te PDSH-së eshte per shendetesi, ata zotohen qe do te angazhohen per specializimin e nje radiologu.

Drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu iu eshte pergjigjur PDSH-se per kete zotim duke sqaruar edhe opinionin se pse Presheva ka mbetur pa radiolog.

“Konkursi për radiolog në Preshevë është hapur më 07.2016.
Prej kësaj kohe, konkursi ka qenë i bllokuar për shkak të seancave gjyqësore ndërmjet kandidatëve deri sa shtëpia e shëndetit ka qenë nën drejtimin e Pdsh dhe më pastaj Pvds.
Në vitin 2019 i kemi anuluar mosmarveshjet dhe në fund të vitit 2019 kemi marrë vendimin për 2 specializime ku njëra ndër to është edhe Radiologjia.
Qytetarët për gabimet e mëhershme e vuajnë, por shpresojmë që dr të kthehet sa më shpejt nga specializimi në shërbim të pacientave!”.

Related Articles

Back to top button