Lajme
Nesër pa energji elektrike fshati Norçë dhe Lagja e Dushkajve
Nesër pa energji elektrike fshati Norçë dhe Lagja e Dushkajve
Përmes një njoftimi për media, EPS-i ka njoftuar se nesër pa energji elektrike do të jetë fshati Norçë dhe Lagja e Dushkajve, përfshirë dhe gurëthyesin “Buduqnost”.
Për shkak të punimeve që do të bëhen në mirëmbajtjen e rrjetit elektroenergjetik, nesër ditë e enjte më 4 mars 2021, pa rrymë do të jetë fshati Norçë dhe Lagja e Dushkajve, në periudhën kohore nga ora 09:00 deri në orën 16:00.