Lajme

Nesër mirret vendimi se a do të vendoset nga 10 marsi ora policore në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social Facebook, shkruan se kanë propozuar që nga e mërkura (10 mars 2021) të fillojë ora policore.

“Ne propozuam vendosjen e orës policore nga ora 22 deri në ora 05 të mëngjesit në të gjithë territorin e vendit duke filluar nga e mërkura.

Ky propozim është përshkak se javëve të kaluar transmision më të madh të virusit ka përshkak grumbullimeve, por edhe mosrespektimit të masave të vendosura për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës.

Apeloj për disiplinë që na duhet më së shumti për momentin sepse kjo është mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e pakontrolluar të Covid-19″, shkruan Filipçe në Facebook.

Related Articles

Back to top button