Shqiprim Arifi merr mbështetje të fuqishme në Raincë
Shqiprim Arifi, kandidati për kryetar të Komunës nga Alternativa për Ndryshim ka thënë se me banorët e Raincës u nis fitorja e madhe e Alternativës për zgjedhjet e 28 marsit, percjell Presheva.AL
Tutje, Arifi shtoi se Rainca do të jetë pjesë e kësaj fitore dhe do t’i bashkëngjitet 20 plusit dhe do të votojë Krejt Ndryshe.
“Votoni për ekipin fitues”, ka shkruar ai.
Po ashtu Arifi shtoi se ne Raince takoi shumë banorë te cilët besojnë fuqishëm dhe do ta mbështesin APN-në.
Postimi i plotë i tij.
“Me banorët e Raincës sot u nis fitorja bindëse e ALTERNATIVËS për zgjedhjet e 28 Marsit.
Me një numër të madh të pjesëmarrëse, sot takuam të rinjtë e të vjetrit, gratë e burrat, dhe e pamë një Raincë #KrejtNdryshe nga ajo që e gjetëm vite më parë.
Ne e transformuam, punuam, u kujdesem për nevojat e çdo banori në këtë fshat.
Nuk i zhgënjyem ata që na besuan dhe i’a rikthyem me përkushtim dhe punuam dinjitetshëm, siç dhe katër vitet e ardhshme do të shërbejmë për banorët e do t’i shërbejmë vendit.
Fitorja e ALTERNATIVËS është e domosdoshme.
20 + është më se i nevojshëm.
Rainca voton #KrejtNdryshe”