Lajme

Mbyllja për 48 orë?

Mbledhja e re e shtabit te krizave eshte caktuar te mbahet te premten me fillim prej ores 11:00, ne kete mbledhje priten masa te reja rigoroze, percjell Presheva.AL

Ne mbledhje pritet qe te diskutohet situata e fundit epidemiologjike ne vend dhe do te analizohen masat e meparshme qe ishin ne fuqi gjate fundjavave a kane pasur efekt ne zvoglimin e ibfektimit dhe parandalimin e virusit. Sipas numrit te infektuarve sigurisht ato nuk kane patur efekt.

Mjekët sugjerojnë që masat për këtë fundjavë të përfshijnë mbylljen e objekteve hotelierike, pra kafiterive dhe restauranteve.

Ekziston mundësia që të mbyllja te filloje nga ora 14 e pasdites të Shtunën deri të hënën ose mundesia tjeter mbyllja të jetë e vlefshme për 48 orë.

Kujtojmë se fundjavën e kaluar gjithçka ishte e hapur deri të shtunën në mesditë, dhe më pas në orën 12 u mbyllën të gjitha objektet hotelierike dhe qendrat tregtare, të cilat u lejuan të punojnë vetëm nga dita e hënë në orën 6. Nga e hëna, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme kaluan në mësimin në distancë përmes internetit. Por tani për tani, nuk është përmendur asgjë ne lidhje me shkollat ​​fillore që edhe ato të kalojnë në mësim online.

Presheva.AL do te ju njoftoje per cdo vendim qedo te mirret gjate seances se neserme.

Related Articles

Back to top button