Lajme

3.798 njerëz janë vaksinuar në Preshevë

Deri më tani, 3798 persona janë vaksinuar në Preshevë.

Gjatë ditës së djeshme, 58 persona janë vaksinuar me dozën e parë nga kompania Pfizer, 56 me dozën e dytë nga kompania Pfizer ndërsa 2 me dozën e dytë nga kompania Sinofarm vaksina antiCovid, tha drejtori i Shtepise se Shendetit ne Presheve, Driton Salihu, percjell Presheva.AL

Deri më tani, Vaksinen sinofarm e kane marrë 1552 persona që jane vaksinuar me dozën e parë dhe 990 persona me dozën e dytë.

487 persona jane vaksinuar me dozen e pare dhe 221 persona me dozën e dytë me vaksinën Pfizer deri më tani, ndersa 490 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca.

Gjatë ditës së sotme ne Presheve ka pasur 15 persona pozitiv me koronavirus.

68 pacientë u paraqiten për kontroll, 57 ishin ne nderrimin e parë.

Janë kryer 40 analiza laboratorike dhe 5 ekzaminime me rreze X.

Personat qe u regjistruan se ishin pozitivë me korone kanë lindur mes vitit 1947 dhe 2006.

32 persona ishin negativë.

Një pacient u hospitalizua në spitalin e Krushevcit.

Related Articles

Back to top button