Ana Brnabiq: Sigurisht që do të shtrëngojmë masat
Kryeministrja Ana Brnabiq deklaroi se sot ajo do të ketë një takim me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave.
Brnabiq vuri në dukje se masat kundër virusit korona do të duhet të forcohen.
“Sigurisht që do të duhet të shtrëngojmë masat, por do të shohim se çfarë mund të bëhet dhe cila është gjëja më e zgjuar për të bërë,” tha Brnabiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse masat do të shtrëngoheshin.
Kryeministrja deklaroi se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave këmbëngul në shtrëngimin e masave.
Ajo deklaroi se i kupton punëtorët shëndetësorë, por se duhet të mendojë gjithashtu se çfarë do të sjellë kufizime shtesë në drejtim të shkeljeve shtesë të masave që nuk mund të kontrollohen.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një ekuilibër dhe mendoj se po ia dalim mbanë, sepse ne ende kemi përgjithësisht tregues mjaft të mirë, si ekonomikë ashtu edhe shëndetësorë,” tha Kryeministrja e Serbisë.