Lajme

Asnjë parti shqiptare nuk ka koalicion parazgjedhor në Preshevë

Asnjë parti shqiptare ne Komunen e Presheves nuk ka deklaruar koalicion parazgjedhor në Komisionin Komunal Zgjedhor. Këtë mundesi kanë pasur ta bëjnë gjatë certifikimit te listës, shkruan Presheva.AL

Sipas ligjit koalicion parazgjedhor mund perbehet vetem nga partite politike qe jane te regjistruara dhe te cilat duan te marrin pjese ne zgjedhje permes koalicionit.

Sipas informacioneve te Presheva.AL, KKZ nuk ka pranuar asnje kerkese nga partite shqiptare per pjesemarrje ne zgjedhje permes koalicionit, i vetmi koalicion parazgjedhor ne zgjedhjet e 2021 eshte koalicioni i partive serbe te cilet jane mbledhur rreth SNS ne listen e perbashket “Aleksandar Vuçiç – Për të ardhmen e Preshevës”, percjell Presheva.AL

Ne zgjedhjet lokale qe do te mbahen me 28 mars ne Presheve garojne gjithesejt 7 subjekte politike.

Related Articles

Back to top button