Lajme
Një lajm i mirë për banorët: Zhunica do të bëhet me ambulancë
Në muajin tetor të 2020, i kemi dërguar kërkesë Institutit për Shëndet publik për të marrë mendimin rreth hapjes së një ambulance në Bashkësinë lokale Zhunicë.
Hapsira e planifikuar për ambulancë është objekti në shkollën fillore.
Sot me datë 16.03 morëm pëlqimin pozitiv për hapjen për herë të parë të ambulancës në fshatin Zhunicë, e cila do të përfshij edhe fshatin Bukuroc.
Rekomandimet e ISHP do ti zbatojmë me ndihmën e komunës së Preshevës e cila do ti kryej të gjitha punët e nevojshme në afat sa më të shkurtë që kjo ambulancë ti plotësoj kushtet optimale për pacientët e këtyre bashkësive lokale që shërbimet mjeksore ti kenë sa më afër.
Kjo është krejt ndryshe! Për shëndetësi më të mirë!