Arifi: Gjuha denigruese të mos përdoret, nuk i shërben askujt

Alternativa për Ndryshim ka vazhduar karvanin e shpalljes së programit parazgjedhorë në bashkësinë lokale Tërrnavë.

Nga Tërrnava kryetari Arifi ka përçuar mesazh tek oponentët politik që gjuha denigruese ndaj njëri tjetrit të mos përdoret sepse nuk i shërben askujt, të gjithë jemi vëllezër dhe motra, por garimi duhet të jetë politik e jo individual. Dallimin që e bën në mes të Altrernativës dhe partive tjera ështe se ne premtuam dhe për 5 vite bëmë punë të mira të cilat i shohim dhe i prekim çdo ditë.

Arifi ka kritikuar edhe akuzat që ka bërë Mustafa kundrejt familjeve të dëshmorëve i cili mbrëmë në një intervist në mediat kosovare fajin ua mvesh atyre meqë ishte nismë e vendosjes së lapidarit duke i hequr përgjegjësitë si kryetar komune i asaj kohe.

Check Also
Close
Back to top button