Stadiumi i basketbollit në Norçë me pamje të re

Përfundojnë punimet në modernizimin e fushës së sportit në shkollën fillore në fshatin Norçë.

Në stadiumin e basketbollit në shkollën fillore të fshatit Norçë, kanë përfunduar punimet në vendosjen e shtresës plastike të teknologjisë bashkohore, për këtë disiplinë sportive.

Përveç rregullimit të dyshemesë së stadiumit, gjithashtu janë vendosur dhe tabelat e reja të koshave.

Me realizimin e këtij projekti, fshati Norçë ka përfituar një fushë sportive moderne.

Falënderojmë komunën e Preshevës për realizimin e këtij projekti kaq domethënës për nxënësit dhe të rinjtë e fshatit Norçë.

Gëzuar rinisë së fshatit Norçë!

Back to top button