Lajme

Konfirmohet: Përveç mushkërive, koronavirusi sulmon edhe këtë organ

Tre të katërtat e atyre që vdiqën nga koronavirusi kishin virusin në zemrën e tyre, sipas hulumtimit të fundit mbi indet e zemrës. Sipas revistës shkencore amerikane Science.mag, viktimat kishin aritmi anormale të zemrës para se të vdisnin.

Ky studim i fundit, thuhet, ofron pasqyrë se si sëmundja mund të dëmtojë zemrën dhe si trajtime të caktuara mund të ndihmojnë në parandalimin e një rezultati fatal. Shkencëtarët kanë mbledhur prova të mjaftueshme të dëmtimit të zemrës tek pacientët me koronavirus dhe është treguar se disa pacientë kishin nivele të larta të troponinës, një molekulë që lirohet në gjak kur ndodh dëmtimi i zemrës.

Disa morën inflamacion të qeskës që rrethon zemrën, dhe gjithashtu kishib edhe inflamacion në zemrë, megjithatë, nuk është e qartë nëse këto probleme u shkaktuan nga një koronavirus që sulmoi zemrën direkt ose të gjitha për shkak të një përgjigje imune tepër aktive.

Studimi u krye në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, në rreth 1.000 pjesë të indeve të zemrës dhe u krye në më shumë se 20 mostra nga 41 pacientë. Koronavirusi u raportua të ishte i pranishëm në 30 zemra.

Related Articles

Back to top button