Lajme

PDSH takohet me banorët e Shoshajës, Bukocit, Gosponicës dhe Garës

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan vendbanimet Shoshajë e Epërme, Bukoc, Gosponicë e Gare.
Të udhëhequra nga bartësi i kësaj liste Dr. Ragmi Mustafa dhe kandidatët për Kuvend Komunal nga radhët e PDSH-së nga këto vendbanime, biseduan drejtpërdrejt me banorët e fshatrave për nevojat dhe problemet e tyre.
Gjatë këtij qëndrimi u vizituan fermerë, bujq, pemëtar e prodhimtar të ndryshëm.
PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte për këto vendbanim. Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndihmesë në sektorin e ekonomisë si subvencione konkrete për të ndihmuar blegtorët, bujqit, bletarët e pemëtarët në këto vendbanime.
Gjithashtu, u kritikua puna e deri tanishme e pushtetit aktual.
Këto vendbanime janë harruar tërësisht nga kjo qeverisje, janë harruar bizneset lokale, infrastruktura e këtyre vendbanimeve nuk është prekur fare që nga qeverisja e fundit e PDSH-së.
Kështu, qytetarëve të këtyre vendbanimeve iu premtua përkrahje nga qeverisja e ardhshme.
Për Autoktonin tuaj dhe me krenari rrethoni numri 3.

Related Articles

Back to top button