Lajme

Preshevë: Rruga e Karposhit do të emrohet me emrin “ISMAIL QEMALI”

Gjate qershorit te vitit 2020 Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe.

Komisioni nga pushteti lokal ka shqyrtuar te gjitha propozimet e derguara nga perfaqesuesit e komunitetit te rrugeve ne qytet si dhe bashkesive lokale te komunes se Presheves.

Gjate asaj kohe Arifi pati treguar vetem se te gjithe rruget ne Presheve do te jene ne gjuhen shqipe ne vendbanimet me shumice shqiptare. Por sonte ne nje emision lokal Kryetari Arifi njoftoi se rruga e Karposhit ne te cilen ai ka investuar 1 milion euro do te emrohet me emrin e veprimtarit çështjes kombëtare dhe themelues të shtetit shqiptar Ismail Qemali.

“Ne qofte se e shikojme ne kete kontekst nje nga investimet me kapital te cilet une e kam nenshkruar ka qene rruga e karposhit ne te ardhmen ka me pas ISMAIL QEMALI, qeshtu e kemi ne planifikim edhe ne vendim tonin” ka thene Arifi.

Kujtojme se emërtimi i rrugëve në vendbanimet e komunës sonë, paraqet obligim ligjor me vendim të Ministrisë së pushtetit lokal, në bazë të Elaboratit të dërguar nga përfaqësuesit e tyre në komunën tonë.

Related Articles

Back to top button