Lajme
Analisti Xhevdet Pozhari për preshevarët “Ata pa turp po vaksinohen në Sërbi dhe nuk po solidarizohen me mëmë Kosovën
Analisti politik, Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook i ka fyer shqiptarët e Luginës së Preshevës me arsyetimin se po marrin vaksinën ruse në Serbi.
Postimi i tij ne facebook:
“Këta preshevarët të cilët jetojnë e veprojnë në Kosovë ngaqë ky vend i ka privilegjuar shkaku i rrethanave se ku iu ka rënë hise të lindin, së paku mos të postojnë foto t’u e marr vaksinën ruse anti-Covid në Serbi. Veprim i neveritshëm mossolidarizimi me populin e Kosovës”, ka shkruar Pozhari.