Lajme
Nesër votohet në Preshevë, sot heshtje zgjedhore
Në Preshevë tashmë ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme komunale, ku nesër nga ora 07:00 deri në ora 20:00, qytetarët me të drejtë vote, do të mund të votojnë për të zgjedhur keshilltaret e rinj të Kuvendit të Preshevës.
Subjektet politike, të cilat për 20 ditë kanë zhvilluar fushatë, nga sot deri në përfundim të votimeve, janë të detyruar që t’i përmbahen heshtjes zgjedhore.
Në këto zgjedhje janë certifikuar 7 subjekte politike, prej tyre 6 parti politike shqiptare, 1 liste e perbashket e partive te komunitetit serb.
Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Preshevës të cilat do të mbahen më 28 mars, përmban: 41.600 votues.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 38 vendvotime.