Serbia po kërkon policë – kush mund të aplikojë?
MInistria e punëve të brendshme shpall konkurs për paraqitjen e 1.400 fillestarve në Qendrën për trajnimin bazë të policisë
1. Të jetë shtetas i R. Serbisë,
2.Të ketë vrndbanim të paraqitur në teritorin e R. Serbisë, së paku një vit pa ndërprerë para ditës se paraqitjes të dokumentacionit për konkurs.
3.Të ketë vendbanimin e paraqitur në territorin e njësisë për ku është shpallur konkursi.
4.Të mos ketë më pak se 18 dhe më shumë se 24 vjet nga dita e mbylljes së konkursit.
5.Të mos ketë më shumë se 27 vjet nga dita e mbylljes së konkursit (për kandidatët që janë studentë të universitetit të kriminalistikës-policisë.
6.Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm, në kohëzgjatje 4 vjet, ose të kete të përfunduar studimet akademike të universitetit të kriminalistikës-policisë.
7.Të mos ekzistojnë pengesa të sigurisë në përputhje me ligjin mbi policinë.
8.Të posedojë patentshoferin e vlefshëm për drejtimin e automjetit të kategorisë “B”.
9.Të plotësojë kriteret shëndetësore, aftësitë psikologjike dhe fizike, për themelimin e mardhënies së punës në MPB në vendin e punës në statusin e personave të autorizuar zyrtar.
10.Të drejt pjesmarrje në konkurs ka edhe personi i cili ndjek vitin e fundit të shkollës së mesme në kohëzgjatje 4 vjeçare, nëse me dokumentacionin e aplikimit bashkangjet vërtetimin e shkollës që është duke ndjekur vitin e fundit të shkollimit të mesëm, me detyrim që më së voni deri më 15.07.2021 Qendrës së trajnimit bazë të policisë ti paraqesë fotokopjen e vërtetuar të diplomës mbi përfundimin e shkollimit të mesëm dhe fotokopjet e vërtetuara të dëftesës për kater vitet të shkollimit të mesëm.
11.Të drejt në konkurs kanë edhe personat të cilët nuk e posedojnë patent shoferin e vlefshëm për drejtimin e automjetit të kategorisë “B” nëse me paraqitjen e dokumentacionit për konkurs paraqet vërtetimin që deri në ditën e mbylljes së konkursit ka filluar trajnimin për drejtimin e mjetit motorik dhe deri në përfundimin e trajnimit qendrës së trajnimit ti paraqes fotokopjen e patent shoferit për kategorinë “B”.