APN fitoi më së shumti vota në zgjedhjet në Preshevë
Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Preshevë është rreth 39.7%. APN fitoi rreth 14.4%, pasojnë PDSH me 9.7% dhe PVD me 8% dhe LR me 6%. Jasht kuvendit komunal te Presheves mbetet ADSH, ndersa UDSH ka fituar 1 mandat dhe Lista Serbe ka fituar 2. PDSH dhe PVD ende nuk i kane uruar fitoren APN-se.
Në Preshevë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot pranvere dhe me masa të kundër pandemisë Covid-19. Zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale u mbajtën për 38 vende sa numëron kuvendi komunal i Preshevës. Sipas rezultateve preleminare APN do te kete 14 keshilltare, PDSH 9 keshilltare, PVD 7 keshilltare, LR 5 keshilltare, L.Serbe 2, UDSH 1 keshilltare dhe ADSH nuk kalon pragun qe te futet ne kuvendin e Presheves. 38 qendrat e votimit ishin të hapura në të gjithë territorin e Preshevës që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes kur edhe u mbyllën. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor, pjesëmarrja në votime ishte 39.7 % pak më e vogel sesa në zgjedhjet e vitit 2017. Kryetarja e KKZ-se Kenan Kamberi tha se i gjithë procesi ka kaluar jashtëzakonisht mirë, pavarësisht sfidave të shumta.
Sipas rezultateve qe Presheva.AL ka siguruar nga tereni me bashkepuntere deri në mesnatë janë numëruar mbi 95% të votave. Në vendin e parë është APN me rreth 14.4% të votave. PDSH ka fituar rreth 9.7%, ndërsa PVD rreth 8%. E katërta sipas këtyre rezultateve është LR me rreth 6% dhe Lista Serbe 2.9% si dhe UDSH 1.1%, ndersa ADSH nuk ka kaluar pragun dhe nuk ka mund ti bind votuesit qe ta votojne. Rezultatet zyrtare nga KKZ priten gjate dites se sotme.