Që nga viti 2016 Shqiprim Arifi fituesi i zgjedhjeve në Preshevë
Të dielën e 28 marsit në Preshevë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme lokale, zgjedhje keto te tretat qe nga vitit 2016.
Edhe sikur zgjedhjet e fundit perseri ne keto zgjedhjet fitues ishte APN, e cila nga rezultatet prelemniare ka fituar 6,021 vota ose thene ndryshe 14 mandate ne kuvendin e Presheves.
Partia e dytë me më së shumti vota është Partia Demokratike Shqiptare, e Ragmi Mustafës. PDSH ka marrë 4 mijë e 173 vota, e cila ne keto zgjedhje ka humbur besimin e mbi 1000 votuesve.
Ndërsa Partia për Veprim Demokratik, në krye me Ardita Sinanin ka marrë 3 mijë e 368 vota, që i bie 7 këshilltarë.
Rezultatet e zgjedhjeve:
APN – 6020 vota ose 14 këshilltarë
PDSH – 4173 vota, 9 këshilltarë
PVD – 3368 vota, 7 këshilltarë
LR – 2545 vota, 5 këshilltarë
UDSH – 483 vota, 1 këshilltarë
ADSH – 441 vota, 0 këshilltarë
Lista Serbe – 1222 vota, 2 këshilltarë