Akreditohet shtëpia e shëndetit në Preshevë

Shtëpia e Shëndetit në Preshevë sot zyrtarisht ka pranuar certifikatën për akreditim. ky është një suksese për mantilat e bardhë në Preshevë pasi para afatit ligjorë ata arritën që të akreditohen duke dëshmuar kështu se Shtëpia e Shëndetit plot5ëson kushtet kadrovike dhe hapësirat e punës për shërbimet klinike dhe jo klinike.
“ Shtëpia e Shëndetit në Preshevë është njëra ndër më të mirat në serbi pasi këtu është investuar shumë në hapësira dhe pajisje, ka thënë kështu Vllado Davovski, përfaqësues i agjensionit për Akreditim”. Me mirëkuptim dhe bashkëpunim me menaxhmentin, këshillin drejtues dhe drejtorin e këtij institucioni kemi arritur që të vijmë deri te akreditimi që është një sukses i madh për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, pasi kjo gjë është arritur para aftit ligjorë e që pas tri viteve duhet patjetër t’i nënshtrohen të gjitha Shtëpitë e Shëndetit në Serbi “ 
Ndërkaq drejtori Bujar Zylfiu duke falënderuar Agjensionin për Akreditim për përkrahjen dhe vlerësimin pozitiv ka thënë se për Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë ky do të jetë një mision drejt shërbimeve mjekësore me standarde evropiane.
Edhe kryetari i këshillit drejtues Ylber Aliu ka thënë se akreditimi është një hap pozitiv duke potencuar se sugjerim it e agjensionit do të jenë qëllimet e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë për përmbushjen e obligimeve sipas kritereve për shërbime efikase ndaj pacientëve. 
“Falënderojmë komisionin për akreditim i cili ka vlerësuar pozitivisht shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu u jemi mirënjohës për udhëzimet dhe sugjerimet të cilat do të jenë objektivet tona për shërbime më kualtitative. Komisioni për akreditim nuk ka gabuar në vlerësimin e Shtëpisë së Shëndetit sepse ka parë investime dhe pajisje por edhe stafin kadrovik  të cilën e posedon Presheva” ka thënë kryetari i këshillit drejtues Ylber Aliu
Shtëpia e Shëndetit në Preshevë me iniciativën e saj dhe mbështetjen e komunës para një viti kishte filluar proceduart për akreditim duke arritur që këtë edhe zyrtarisht ta pranoj sot solemnisht.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button