A po paralajmërohet koalicion mes Samiut, Ragmiut dhe Arditës pas këtyre deklarateve?
Vijat e kuqe mes partive politike preshevare nuk do të ekzistojnë më, madje as mes LR-së e PDSH-së, e as PVD-se mes PDSH-se, te gjithe keto kane vetem nje kundershtare APN-ne e Shqiprim Arifit, shkruan Presheva.AL
Rezultatet preleminare nga KKZ kane rritur pazaret mes partive opozitare ne Presheve e si duket pas certifikimit te rezultateve nga KKZ te gjitha vijat e kuqe dhe paragjykimet mes ketyre partive do te hiqen.
E para qe ka dal me deklarate per qytetaret pas zgjedhjeve ka qene Ardita Sinani e cila ka shkruar ne rrjetin social facebook se e keqja e gjithe Presheves eshte vetem Shqiprim Arifi.
“Ne nuk i bashkohemi Shqiprim Arifit. Ne nuk e duam atë për kryetar. Ne nuk mendojmë që Presheva duhet të vazhdojë njëjtë. Ne e pranojmë rezultatin zgjedhor. Qytetarët e kanë përcaktuar PVD-në si të kundërtën e keq-qeverisjes së deritashme të Shqiprim Arifit. Kështu do të mbesim. Kritik ndaj tij e mospajtues ndaj politikave të tij. Ashtu siç edhe kanë kërkuar qytetarët e komunës së Preshevës. Shumica dërmuese e tyre kanë votuar kundër pushtetit të Shqiprim Arifit. Kjo tregon që Preshevës i duhet një qeverisje dhe një kryetar tjetër.” ka shkruar Sinani, percjell Presheva.AL
E pas kësaj ka folur kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se partia e tij ka nje synim përfundimtarë, e ai synim eshte qe ta shohin Shqiprim Arifin në opozitë.
“Nëse në vitin 2016 janë thyer rregullat e demokracisë kur PDSH ishte e para dhe shkoi në opozitë, atëher është krijuar mundësia që edhe kësaj radhe të ndodhë. Një prej mundësive është që këtë pushtet aktual në formën e organit të përkohshëm t’a nisim për opozitë dhe t’a çlirojmë Preshevën.
Këtë do e synoj përfundimish PDSH.” ka shkruar Mustafa, percjell Presheva.AL
I fundit qe ka dale me deklarate per zgjedhjet e se dieles ka qene Sami Salihu, i cili vetem pas dy diteve ka vendosur ti drejtohet qytetarit preshevar:
“Të nderuar qytetarë të Preshevës! Ky rezultat paraprak deri në konfirmimin e rezultatit final të zgjedhjeve, vërtetoi edhe një herë vullnetin e popullit i cili në shumicë ka kërkuar ti coje në opozitë ata që mbanin peng pushtetin”, ka shkruar Salihu, percjell Presheva.AL
Këto deklarata të bartësve të listave të këtyre subjekteve politike kanë bërë që shumë komentues në rrjetet sociale dhe përkrahës të këtyre partive të flasin se një koalicion mes LR-PVD-PDSH mund të realizohet në të ardhmen e afërt.
Kujtojmë se ne muajin gusht te vitit 2020 keto subjekte kishin tentuar nje rrezim te Shqiprim Arifit por qe nuk arriten ta shkarkojne per shkak se nuk i siguruan votat e mjaftueshme te keshilltareve te kuvendit komunal te Presheves. Pas kesaj tentative te rrezimit, per shkak te pamundesise se vijimit te procesit normal te kuvendit, nga koalicioni i sapo krijuar aso kohe (LR-PDSH-PVD), vendi shkoi ne zgjedhje te parakoheshme te cilat u mbajten me date 28 mars te ketij viti dhe fitues i ketyre zgjedhjeve doli APN.