Shqiprim Arifi: Shqipëria t’i dalë në ndihmë Luginës nëse thonë që ne e duam Luginën
Kryetari i partisë Alternativa për Ndryshim, Shqiprim Arifi i tërhoqi vëmendjen Shqipërisë për vëmendjen e munguar, sipas tij, ndaj Luginës së Preshevës. Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Arifi i krahasoi shqiptarët e Preshevës me jetimë. Ai kërkoi nga Shqipëria më shumë mbështetje.
“Shqipëria t’i dalë në ndihmë Luginës nëse thonë që ne e duam Luginën. Nëse mendojnë se jeta në Serbi nuk është e lehtë, atëherë duhet të materializohet. Me buxhetin tim lokal.
Që është shumë i pakët, unë vitet e fundit kam dashur të realizoj fusha futbolli. Unë duhet të financoj vetë OJQ, të rris buxhetin sepse jam i kontekstualizuar me sportin. Çfarë është e mundur, ne e bëjmë. Por mungon një qasje nga shtetet. Ne jemi vetëm këtu, ne jemi jetimë, ne jemi viktima. Mungon fondi kombëtar i solidaritetit.
Askush në fushata nuk ka një pikë programore për Luginën e Preshevës, edhe pse në Kushtetutë e keni të inkluduar që kujdesja për shqiptarët jashtë kufijve është e domosdoshme”, deklaron Arifi!