Aksidentohet rëndë këmbësori

Një këmbësor është goditur nga një veturë sot rreth orës 14:00 përballë Katedrales në Prishtinë.
Indeksonline ka mësuar se Policia dhe ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit i cili ka marrë plagë të rënda.
Viktima është dërguar me autoambulancë në Emergjencë ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti aktualisht është e bllokuar, ndërsa në vendin e ngjarjes pritet të dalin edhe hetuesit e aksidenteve të trafikut./Indeksonline/ 

Leave a Reply

Back to top button