Lajme

PDSH dhe ADSH humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Preshevë

Në Preshevë u mbajtën zgjedhjet komunale për kuvendin komunal të Preshevës. Sipas rezultateve të para, fituese e zgjedhjeve është APN, parti kjo e cila ka ruajtur votuesit e saj nga zgjedhjet e fundit.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi Mustafës ka fituar 9 mandate në kuvendin komunal të Preshevës. Mirëpo, pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara. PDSH sipas rezultateve preleminare ka fituar 9,7% të votave, që do të thotë se ajo ka humbur mbi 500 votues duke krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Ky është rezultati i dytë më i dobët i PDSH-së pas daljes në skenë të APN-së, e cila që nga viti 2008 tradicionalisht gjendej në pushtet në Preshevë, e për tu kthyer në qeverisje i duhen edhe dy partnerë për koalicion. Partnerët e mundshëm të PDSH-së në koalicionin e ardhshëm mund të jenë Lëvizja për Reforma (LR), e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 6%. Vendin e dytë e ka zënë PVD e Shaip Kamberit me rreth 9% të votave të fituara, e cila ka ruajtur traditën nga zgjedhjet e vitit 2017, pasi që kësaj partie i është bashkuar BDL-ja e Skender Destanit duke u shkrirë në të, edhe kjo parti mund të jetë partnere e PDSH-së në koalicion, shkruan Presheva.AL

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve në Preshevë

Ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultatit të arritur është Lëvizja për reforma (LR), e cila ka pasur nje rritje mbi 40% duke krahasuar zgjedhjet e vitit 2017 duke fituar 5 mandate ne kuvendin komunal e qe pritet ti shtohet edhe mandati i gjashte pas rivotimit ne fshatin Caravajke, pasi i duhen vetëm edhe rreth 50 vota. Ndërsa krahas PDSH-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Preshevë është edhe Alternativa Demokratike Shqiptare (ADSH), e cila nuk ka arritur ta fitoje asnje mandat ne kuvendin komunal te Presheves, pra nuk ka kaluar pragun. Shikuar ngë rezultatet e deritanishme, në Preshevë në kuvend është futur edhe partia e Naser Azirit Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), duke fituar 1 ulse në kuvend. Ndërkohë që e sigurt është se ADSH do të mbetet jashtë kuvendit, për shkak se ajo nuk ka kaluar censusin dhe nuk ka mundur t’i bind qytetarët për programin e saj.

Për koalicione tepër heret

Kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, tha se kjo parti synimin perfundimtarë do ta ketë ta shohë në opozitë APN-në. Ai nuk foli për përgjegjësinë e tij, për humbjen e mbi 10% të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ragmi Mustafa nuk deshi të flasë se cilën parti do të preferonte PDSH-ja për partnere në koalicionin e ardhshëm qeveritar, sepse fillimisht duan të shikojnë në qetësi rezultatet dhe më pas të vendosin. Mirëpo që tani është e qartë se LR-ja do ti mbledh partitë si PVD dhe PDSH, ani pse ka me se paku mandate ne kuvend se keto te dyja.

Related Articles

Back to top button