Lajme

Sot afati i fundit për aplikim për pensionistët për ndihmë financiare nga Komuna e Preshevës

Komuna e Preshevës do ti ndihmojë me ndihmë financiare pensionistët mbi moshën 65 vjeçare nga “Pakoja Emergjente 2 Presheva 2021”

Kjo masë ka për qëllim mbështetjen financiare dedikuar penzionistëve që po kalojnë në vështërsi finaciare për shkak të situatës së emergjencës të shkaktuar nga Covid-19.

Vlera e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht numrit të aplikuesve për të përfituar nga kjo pako, konkretisht shuma totale e mjeteve në dispozicion për këtë masë është 5.000.000 din.,e cila do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikuesve.

KUSHTET PËR APLIKIM:
1.Emri dhe mbiemri dhe adresa e banimit
2.Numri personal dhe numri letërnjoftimit
3.Llogarija Bankare
4.Dëshmi të pensionit
5.Numri kontaktues

Metoda dhe afati i aplikimit:
Penzionistët të cilët i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë mund të konkurojnë duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

https://forms.gle/SReebsq4WLdoukXM7

Afati fundit i paraqitjes 31.Mars.2021 ora 14:00.

Paraqitjet e pakompletuara dhe pas afatit nuk do të shqyrtohen nga ana e komisionit.

Related Articles

Back to top button