Situata epidemiologjike në Preshevë mbetet shqetësuese
Sipas kontrollimeve të fundit në Preshevë, numri i pacientëve të rinj të infektuar është 15 nga 37 pacient të testuara.
Raporti ditor i CoVID ambulancës në Preshevë 31.03.2021 – 15 pozitiv.
83 pacientë janë paraqitur për kontrollë (48 pacient në kontrollin e parë), 44 udhëzime për laborator, 8 RTG.
13 pozitiv nga 37 pacient sa janë testuar me Antigen Covid test, (mosha: 1956, 1996, 1965, 1962, 1965, 1987, 1989, 1970, 1988, 1966, 1991, 1981, 1955), 24 negativ.
2 pozitiv PCR (mosha: 1986, 2006).
Nuk ka hospitalizime.
Mjekët thonë se është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e imunizimit, që vaksinimi të kryhet shpejt dhe në mënyrë aktive, pavarësisht nga fakti që nuk ka karakterin e një detyrimi por rekomandimi për mbrojtjen e popullatës.