Vazhdon vaksinimi antiCovid në Preshevë, mbi 5500 vaksinime deri tani
Gjatë ditës së sotme, 37 persona janë vaksinuar me dozën e parë nga kompania Pfizer, 53 persona me dozën e dytë nga Pfizer, 4 persona me dozën e dytë nga Sinofarm vaksina antiCovid, tha drejtori i Shtepise se Shendetit ne Presheve, Driton Salihu, percjell Presheva.AL
Deri më tani, Vaksinen sinofarm e kane marrë 1850 persona që jane vaksinuar me dozën e parë dhe 1637 persona me dozën e dytë.
928 persona jane vaksinuar me dozen e pare dhe 470 persona me dozën e dytë me vaksinën Pfizer deri më tani, ndersa 640 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca dhe tani ne Presheve ka filluar te jepet edhe Vaksina Gamaleya Sputnik V dhe me ate deri tash jane vaksionuar 28 persona me dozen e pare.
Deri më tani, 5562 persona janë vaksinuar në Preshevë.