Lajme

Nga e hëna mund të punojnë kafiteritë me këto RREGULLA

Seanca e Shtabit të Krizave për luftën kundër virusit ka filluar në orën 16:00, pas perfundimit sekretari Krahinor i Shëndetësisë Dr. Zoran Gojkoviç i’u drejtua publikut.

Masat e reja të shtabit të krizave jane keto:

“Nga e hëna, vetëm ato ambiente që kanë mundësi të punojnë jashtë mund të jenë në gjendje të punojnë, në kushte që ne do t’i përcaktojmë saktësisht gjatë fundjavës, dhe të dielën më së voni do t’i publikojmë. Ne do të shqyrtojmë se sa qytetarë do të lejohen të jenë në kopshtet e kafiterive. Ambientet brenda objekteve hotelerike nuk do te lejohen te punojne. Masa e dytë, nga e hëna, orari i punës i të gjitha ambienteve do të zgjatet në 22 orë, ne do të konsiderojmë punën e qendrave tregtare gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme, në mënyrë që ato të përfshihen në punë – tha Zoran Gojkoviq.

– Askush në Serbi nuk do të jetë në gjendje të hyjë pa një provë PCR ose një certifikatë vaksinimi, kontrollet kufitare do të forcohen – tha ai.

Related Articles

Back to top button