Ardita Sinani nuk lëshon pe, LR-së dhe PDSH-së i kërkon me çdo kusht postin e kryetarit
Zgjedhjet e parakoheshme ne Presheve jane mbajtur me 28 mars, nga keto zgjedhje kemi rezultatet preleminare qe i ka siguruar gjashte subjekteve ulse ne kuvend.
Edhe pse ende nuk kemi rezultate zyrtare nga KKZ, pasi pritet qe me 11 prill te behet rivotimi ne njesine numer 16 ne fshatin Caravajke, pazaret per formim te koalicionit qeverises ne komunen e Presheves kane filluar. Sipas informacioneve te siguruara ne Presheva.AL tashme ka ndodhur edhe takimi mes perfaqesuesve te PDSH-së dhe PVD-së, nga ky takim thuhet se kryetarja e degës të PVD-së i ka kërkuar postin e kryetarit të Komunës të parit të PDSH-së Ragmi Mustafës, te njejtat burime konfirmojme se ky i fundit nuk ka pranuar ne asnje forme pasi PDSH nga zgjedhjet e fundit ka fituar 9 ulse ne kuvendin e Presheves.
E sa i përket takimeve në mes të subjekteve tjera nuk kemi ende konfirmime nëse ndonjë takim i tillë do të zhvillohet së shpejti, por që të gjithë subjektet janë duke u përpjekur që të gjejnë një rrugë për të arritur deri te marrëveshja.