Lajme

Shtetasit e Maqedonisë mund të hyjnë në Kosovë pa pcr test

Me masat e reja të Qeverisë së Kosovës, qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19.

Ky test duhet të jetë i bërë në 72 orët e fundit në bazë të parimit të reciprocitetit.

Bazuar në vendim, përjashtim nga pika 2 bëjnë qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda tri orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore; qytetarët e huaj që punojnë si transportues profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19; qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh dhe diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.

Ky vendim i Qeverisë është marrë për shkak se në bazë të hulumtimit epidemiologjik të rasteve me COVID-19 dhe gjurmimit të kontakteve, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, si ngjarje potencialisht super-shpërndarëse të infeksionit janë identifikuar: gastronomia; institucionet publike; puna në zyre/vende të përbashkëta; qendrat tregtare; shkollat; grumbullimet e personave, me theks të veçantë rastet e vdekjes dhe ahengjet e ndryshme.

Ndërsa, lista e shteteve ECDC publikon azhurnime javore të enjteve mbi numrin e rasteve dhe vdekjeve në BE dhe në gjithë botën.

Related Articles

Back to top button