Lajme

Cilat janë masat për qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët udhëtojnë për në Kosovë?

Masat e reja të cilat kanë hyr në fuqi që nga sot në Republikën e Kosovës, mes tjerash përfshinë edhe menaxhimin kufitar, konkretisht testin PCR për qytetarët që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së dhe testi për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët dalin nga Kosova përmes pikave kufitare.

Këto masa shkaktuan një panik edhe te qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë një lidhje të posaqshme me regjionin e Gjilanit dhe Prishtinës.

Nga Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, për të marrë informata se masat kufitare nuk do të vlejnë për qytetarët e Luginës së së Preshevës, pasi shtetet si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria nuk bëjnë pjesë në grupin e shteteve me rrezikshmëri të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së.

Related Articles

Back to top button