Lajme

Serbia ndihmon serbët në Kosovë, ndan 200 euro për të papunët, 100 euro për fëmijët

Ne do të sigurojmë mbështetje të veçantë financiare për njerëzit tanë në Kosovë.

Ministri i Financave, Sinisha Mali, njoftoi sot, pas vizitës së tij në Kurshumli, se Serbia do të ndihmojë serbët që jetojnë në Kosovë.

“Sot ne vizituam Kurshumline me Presidentin Aleksandar Vuçiq, biseduam me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

“Ne do të sigurojmë mbështetje të veçantë financiare për njerëzit tanë atje, të papunët do të marrin një ndihmë të njëhershme prej 200 eurosh, dhe të gjithë të tjerët, si dhe fëmijët, do të marrin 100 euro ndihmë.

Ne duam t’i ndihmojmë njerëzit tanë në këtë mënyrë dhe t’i inkurajojmë ata të ruajnë shtëpitë e tyre.

Related Articles

Back to top button