Lajme

Presheva është në rrugën e drejt për të fituar imunitet kolektiv

Vaksinat kundër KOVID-19 në kombinim me testim efektiv dhe me përmbajtje ndaj masave ekzistuese janë të një rëndësie parësore për vënien nën kontroll të pandemisë. Qytetet ne gjithe Sërbin, duke përfshirë edhe komunen e Presheves, kanë filluar ta shtrijnë imunizimin kundër KOVID-19, përmes disa llojeve të vaksinave.

Procesi i vaksinimi në Preshevë po vazhdon dhe tani qytetaret kane mundesi te vaksinohen edhe pa termin. Deri me tani ne Presheve jane vaksinuar 6951 persona.

Edhe pse shifrat e personave te infektuar çdo dite me Covid-19 në Preshevë duken depresiv dhe japin ndenja se kurr sdo të përfundoj kjo situatë, drejtori i shtepise se shendetit ka thene se eshte e mundur qe brenda 2 muajve te krijojme imunitet kolektiv.

“Nëse vazhdojmë me këtë intenzitet të vaksinimit, jemi optimist që brenda 2 muajve të krijojmë imunitet kolektiv që do te na liroje nga kjo situatë e rënduar psikologjike, shëndetsore dhe ekonomike, tha drejtori i shtepise se shendetit Driton Salihu, percjell Presheva.AL

Kujtojme se ne Presheve deri me tani jane marrur vaksinat Sinofarm, Phizer, Astrazeneca dhe Sputnik V.

GENERATE QR CODES FOR FREE

Related Articles

Back to top button