Beteja e titanëve po afrohet…

Rikthehet El Clasico. Real Madridi dhe Barcelona zhvillojnë edhe një betejë të dielën në përballjen e tyre të famshme. Këto ekipe gjitha shpresat i varin në krahët e dy futbollistëve më të mirë në botë: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Cristiano dhe Leo janë takuar 21 herë në derbin spanjoll prejse portugezi u transferua në Madrid nga Manchester United në vitin 2009 për atë që premton të jetë edhe një tjetër konflikt individual. Por cili nga këta dy ka shfaqur formë më të mirë në pesë sezonet e fundit?
Ronaldo nuk shijoi aq mirë sezonin e parë në Spanjë. Portugezi u rikthye nga lëndimi për t`u përballur me Barcelonën në Camp Nou në La Liga, por ekipi i Manuel Pellegrinit humbi pas golit me vollej të Zlatan Ibrahimoviqit ndërsa Messi shënoi golin e parë në Santiago Bernabeu më vonë gjatë sezonit kur djelmoshat e Pep Guardiolas shënuan fitore me rezultat 2 me 0.
Përballja tjetër padyshim se ka mbetur në kujtimet e fansave të Barcelonës kur katalunasit “shkatërruan” Realin e Mourinhos me 5 golat e famshëm, por edhe pse Messi nuk kishte shënuar në këtë ndeshje, argjentinasi asistoi në dy golat që shënoi David Villa.
Messi dhe Ronaldo ishin golashënues nga penalltia kur dy ekipet barazuan në Bernabeu në prill të vitit 2011, para se portugezi të shënonte me kokë katër ditë më vonë për të fituar Kupën e Mbretit në Mestalla. Sidoqoftë, Leo, u përgjigj në mënyrë fantastike menjëherë pas një jave kur shënoi dy gola për të mposhtur Realin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve midis Madridit.
Në serinë e Superkupës spanjolle në fillim të sezonit tjetër, Messi [që sapo ishte kthyer nga pushimet verore] shënoi hat-trick dhe asistoi në dy tjerë derisa Barça mposhti Madridin me rezultat të përgjithshëm 5 me 4, duke mahnitur edhe David Villan. “Në të ardhmen, kur unë do të shikoj fotot e Messit në të cilat jam pranë tij, unë do të them: ‘Luajta krah Leo Messit’”, tha ai.
Barça edhe një herë tregoi superioritetin e saj me Messin i cili asistoi për Alexis Sanchezin në fitoren 3 me 1 të blaugranave në Bernabeu gjatë dhjetorit të vitit 2011. Edhe pse Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh ekipin e tij në Clasicon e radhës [në Kupën e Mbretit gjatë janarit 2012], asistimi i Messit në golin e Eric Abidalit ia shpëtoi ditën Guardiolas.
Në ndeshjen kthyese, derbi filloi të bëhet edhe më i ashpër. Dy ekipet barazuan 2 me 2, me Messin që përsëri asistoi në golin e Pedros në njërin nga golat e Barçës dhe Ronaldo shënoi përsëri derisa Madridi riktheu disavantazhin për të shpëtuar pak krenari në kryeqytetin e Katalunisë.
Përballja tjetër e dyshes, Clasico i 13-të i tyre, ishte fituar nga Madridi dhe nga Ronaldo: Portugezi shfrytëzoi pasimin e Mesut Ozilit për të shënuar golin vendimtar në fitoren 2 me 1 për Mourinhon që pas kësaj ndeshje fitoi La Ligan me 100 pikë të arritura.
Dy lojtarët shënuan edhe një herë në dy takimet në serinë e Superkupës spanjolle në sezonin 2012-13. Ndeshja e dytë, fitore 2 me 1 për Realin, ishte humbja e parë në pesë përballjet e tyre për katalunasit.
Leo dhe Cristiano përsëri ishin yje të takimit që u zhvillua në tetor në Camp Nou, sidoqoftë ndeshja përfundoi 2 me 2 me golat e shënuar nga Messi e Ronaldo.
Messi asistoi në golin e Cesc Fabregasit në barazimin 1 me 1 për kupë në Bernabeu, por ishte Ronaldo që shkëlqe në ndeshjen kthyese në Camp Nou kur shënoi dy gola në fitoren 3 me 1.
Pastaj 25-vjeçi shënoi për Barçën në humbjen 2 me 1 në Madrid, me Ronaldon që si zëvendësues tregoi formë të lartë në pjesën e dytë dhe Ramosin që shënoi golin vendimtar me kokë. Por kjo ishte e gjitha nga Reali, sepse Barcelona në këtë sezon fitoi La Ligan duke barazuar rekordin prej 100 pikëve që e kishte Reali nga sezoni i kaluar.
Katalunasit iu kthyen fitoreve në El Clasico më herët gjatë sezonit 2013-14 me fitoren 2 me 1. Ronaldo në këtë takim asistoi për të riun Jese që shënoi golin e nderit.
Çfarëdo që ndodhë sonte, ky tregim nuk do të mbyllet me kaq sepse beteja mes dy lojtarëve më të mirë në botë do të vazhdojë në folklorin e Clasicos, por protagonist kryesor që prej vitit 2009 nuk është Cristiano Ronaldo, por Lionel Messi. 

Leave a Reply

Back to top button