Vepra e Daut Sulejmanit kishte një qëllim, Lirinë e trojeve shqiptare në Luginë

Nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, sot në fshatin Dobrosin të Bujanocit u përkujtua jeta dhe vepra heroike e Dëshmorit të Kombit, luftëtarit të UÇPMB-së Daut Sulejmanit.
Familjarë, bashkëluftëtarë dhe shokë të idealit të Dautit sot me rastin e 13 vjetorit të rënies kishin ardhur në varrin e Dëshmorit për ta përkujtuar heroizmin dhe qëllimin që, Ai ia kishtë vërë vetës, për qlirimin e tokave shqiptare. Edhe pse dhimbja nuk shuhet kurrë për të birin, babi i Dautit para të pranishmiv tha se,
“Sa herë që vijë këtu ndihme krenarë, sa herë që mendojë për këtë pak liri që po e gëzojmë e di se edhe djali im sikurse edhe dëshmorët e tjerë janë pjesë e kësaj lirie. Unë krenarinë time për birin tonë e ndajë me të gjith shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse Dauti luftoi për të gjith” Ish-shefi politik i UÇPMB-së, kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, foli për jetën dhe veprën e Dautit.
Musliu tha se, “Dëshmorët janë themeli i kësaj që ne po e gëzojmë sot, amaneti i tyre akoma nuk ka shkuar në vend, ne nuk duhet të ndalemi në ansjë moment që amanetin e dëhsmorëve ta dërgojmë atje ku ata e kishin nisur, se vetëm kështu Lugina e Preshevës do të jetë e qetë” Musliu foli edhe për interesimin e zbehtë të popullatës, ai kërkoi që dëshmorët mos të harrohen dhe homazhet të jenë përplotë më njerëz sepse vetëm kështu mund ti përkujtojmë ata dhe ti nderojmë familjet e tyre.
Kryetari i OVL- UÇPMB-së Edmond Isufi, foli për Jetën e Dautit dhe dëshmorëve në përgjithësi, duke kërkuar nga popullata që vepra e dëshmorave mos të harrohet kurrë dhe familjet e tyre të rrespektohen sepse dhanë më të dashurit e tyre për këtë tokë dhe liri që ne po  egëzojmë sot. Në fund mbi varrin e Dëshmorit u vunë kurora lulesh, nga familja, bashkëluftëtarët dhe shokët e Dëshmorit./BujanociNet/

Leave a Reply

Back to top button