FHKL – nis me ndërtimet e parë të shtëpive …

Pas nënshkrimit të kontratave FHKL ka filluar për punët për ndërtimin e shtëpive të fazës së parë. Sipas përfaqësuesit të FHKL Nasuf Ymeri në këtë fazë janë tejkaluar pritshmërinë  dhe fala donatorëve deri në gjysmën e muajit korrik do të ndërtohen afro 30 shtëpi.
Familja Sulejmani  nga Rainca , jeton në këtë shtëpi  që më shumë I ngjanë një kasolle .Një dhomë të cilën e ndajnë bashkë, katër anëtarë të familjes , por që shtëpia është në prag rrënimi. 74 vjeçarja Fetije Sulejmani thotë se në këtë shtëpi me shumë sakrifica I rritë fëmijët e saj.
Një jetë tillë dhe me shumë vështirësi por e kalon edhe kryefamiljari Qani Sulejmani.
Por dita e sotme për këtë familje është një motiv për një jetë më të mirë, pasi Fondi humanitarë i Kosovës Lindore ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re. Ndërkaq sipas përfaqësuesit të FHKL Nasuf Ymeri , kët ditë ka nisurat ndërtimi edhe i disa shtëive të tjera , si kjo edhe e familjes Sulejmani dhe Sadiku në  Raincë. Një lajm i mirë është se kontributin i afaristëve dhe angazhimi i diasporës ka bërë që në fazën e parë prej 14 shtëpi të ndërtohen afro 30 .Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore , me iniciativa e saja dhe me bashkëpunimin e të gjithëve ,ka bërë që në fazën e parë të tejkalohen pritshmërinë  për ndërtimin e shtëpive , duke e dyfishuar atë.
Në planin e tyre ata kanë për qëllim ndërtimin e 100 shtëpive , ku deri më tani janë kryer të gjitha kontratat për fazën e parë , shtëpi të cilat do të përfundojnë diku më 20 korrik të këtij viti , e më pas për të vazhduar me fazën e dytë dhe të tretë.

Leave a Reply

Back to top button