Lajme

Përfundon kanalizimi atmosferik dhe asfaltimin i rrugës në lagjen e Myrtajve në Rahovicë

Përfundon kanalizimi atmosferik dhe asfaltimin i rrugës në lagjen e Myrtajve në Rahovicë

Në kuadër të Planit investiv të komunës së Preshevës për vitin gjegjës, kanë përfunduar punimet në ndërtimin e kanalizimit atmosferik dhe asfaltimit të rrugës në Lagjen e Myrtajve afër mullirit në qendër të fshatit Rahovicë. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të komunës. Sipas informatës për media banorët lokal të kësaj lagjeje, gjithnjë janë ballafaquar me vështirësi në qarkullim në këtë rrugën e lagjes së tyre, për shkak të konfiguracionit të terrenit kodrinor dhe vërshimeve gjatë reshjeve atmosferike.

Ky problem infrastrukturor tashmë është zgjidhur përfundimisht, falë realizimit të këtij projekti, ku të gjitha ujërat atmosferike që kanë ardhur nga kodrat mbi këtë lagje janë kanalizuar dhe orientuar në shtratin e lumit të fshatit Rahovicë, me ç’rast është evituar problemi i vërshimit të rrugës në fjalë. Me ndërtimin e infrastrukturës së kanalizimit atmosferik dhe asaj rrugore, banorët e kësaj lagjeje do të qarkullojnë në kushte të volitshme thuhet kështu në informatën e publikuar,
në faqen zyrtare Komuna e Preshevës.

Related Articles

Back to top button