Shqiprim Arifi siguron kushte më të mira për sport për të rinjtë e Corroticës

Kanë përfunduar punimet në modernizimin e terreneve sportive në fshatin Corroticë.
Në kuadër të trajtimit të terreneve sportive në territorin e komunës së Preshevës, kanë përfunduar punimet në modernizimin e terreneve sportive në fshatin Corroticë.
Përmes projektit është bërë vendosja e shtresës së barit artificial në fushën e futbollit, trajtimi i terrenit të fushës së basketbollit dhe vendosja e tabelave të koshave, vendosja e rrjetit të ndriçimit në terrenet sportive, si dhe në rrugën lidhëse nga rruga kryesore e fshatit.
Të rinjve të fshatit Corroticë u janë krijuar kushte të një standardi të lartë, për t’u marrë me aktivitete sportive.
Ky projekt do të rrumbullakësohet me rregullimin dhe ngjyrosjen e pjesëve të rrethojave të dëmtuara, tashmë të kontraktuara.