Pagesa prej 30 eurosh, pensionistëve u paguhet më 6 maj, përfituesve të ndihmës sociale më 7 maj

Të Mërkurën me 28 Prill, fillon regjistrimi për ndihmë per dy here nga 30 euro permes faqes se eQeverisjes ndersa permes linjes telefonike do të fillojë më 5 maj, percjell Presheva.AL
Siç njoftoi ministri i financave Sinisha Mali, paratë do t’u paguhen të gjithë pensionistëve me datë 6 maj, ndersa një ditë më vonë, parat do ti pranojne përfituesit e ndihmës sociale dhe qytetarët që janë në burg, ndërsa pagesa për qytetarët e tjerë do të fillojë në 12 maj.
Procesi i aplikimit do të organizohet si vitin e kaluar, kur rreth 6.2 milion qytetarë të Serbisë morën ndihmë shtetërore prej 100 eurosh, deklaroi Mali, ministër i financave.
Për këtë lloj ndihme, siç tha ai, pensionistët, përdoruesit e ndihmës sociale, ose personat që vuajnë dënimin me burg, nuk duhet të aplikojnë por kete ndihme ata e pranojne automatikisht.
“Pra, më 6 maj, ne do të paguajmë të gjithë pensionistët brenda një dite. Janë më shumë se 1.7 milion pensionistë dhe atyre do t’u paguhet ndihma e parë. “Përfituesit e ndihmës sociale dhe ata që po vuajnë dënimin me burg, do të marrin ndihmën më 7 maj, dhe tre ditë më vonë, në 10 maj, do të paguhet një tjetër 50 përqind e pagës minimale, e cila është pjesë e paketës së tretë të ndihmës,” tha Mali.
Ministri i Financave deklaroi se pagesa e ndihmës për qytetarët e tjerë do të fillojë në 12 maj dhe se ai pret që procesi të përfundojë brenda tetë ditëve, deri më 20 maj.