Teatri Preshevës me skenë të re

Komuna e Preshevës ka fituar projektin për renovimin komplet të skenës së teatrit në Shtëpinë e Kulturës, në kuadër të konkursit të quajtur “Qytetet në fokus 2021” të shpallur nga Ministria Kulturës dhe informimit më 21 dhjetor 2020, në mënyrë që të inkurajojë zhvillimin lokal përmes mbështetjes për programet vjetore të veprimtarive kulturore.

Pas themelimit të teatrit të qytetit të Preshevës, ka qenë nevojë e domosdoshme edhe rindërtimi i skenës së teatrit, pasi që kushtet aktuale nuk plotësojnë as kushtet minimale.

Vlen të theksohet se renovimi i skenes bëhet për herë të parë që nga ndërtimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës në vitin 1979.

Projekt ky që kap vlerën prej 5 mln dinarë.

Back to top button