Edhe policët heqin tabelat në veri, Republika nuk ekziston në atë pjesë

Një material i transmetuar në BBC World, shpërfaqë faktin se askush nuk e sheh të arsyeshme të rrezikojë që në pjesën veriore të Mitrovicës të dal me shenja ku thuhet “Republika e Kosovës”. 

Në videon e publikuar krahas tekstit ku bëhet fjalë për shkollën multietnike të rokut në qytetin e ndarë të Kosovës, në faqen e internetit të BBC-së, shihet qartë një pjesëtar i Policisë së Kosovës duke hequr tabelat me RKS nga vetura private.
Në sekondat që e tregojnë policing kosovar duke hequr tabelat e veturës shihet se fjala është për pjesën që është në anën veriore të urës mbi lumen Ibër.
Ditë më parë, “Zëri” ka raportuar se edhe pjesëtarët e Doganave të Kosovës nuk qarkullojnë me tabela zyrtare deri në pikat veriore të kufirit të Kosovës.
Fotografitë që janë nxjerrë nga kjo video e shkurtër e BBC-së konfirmojnë edhe njëherë se në pjesën veriore të Kosovës, pavarësisht dialogut me Serbinë, pavarëesisht deklarimeve politike se zgjedhjet e Kosovës u mbajtën edhe në atë pjesë, njëherë as që bëhet fjalë për integrim të mirëfilltë të kësaj pjese në shtetin e Kosovës.
Derisa edhe pjesëtarët e institucioneve të sundimit të ligjit duhet të heqin identitetin shtetëror të Kosovës për të qarkulluar në veri, integrimi i veriut në shtetin e Kosovës fillon dhe përfundon me deklarimet e qeverisë.

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button